Policia raporton se personi që ishte lënduar nga zjarri ka vdekur dje në QKU.
Ngjarja ka ndodhur më 28 dhjetor të vitit që shkoi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjakovë, ku sipas Policisë i lënduari ishte dërguar në QKU për trajtim të mëtejmë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KP