Faqja prestigjioze në internet “Télérama.fr” e konsideron Shqipërinë një nga 10 destinacionet që nuk duhen humbur për vitin 2017.
“Në vitin 2017, të huajt mbahen në pëllëmbë të dorës! Të mbyllur ndaj turizmit gjatë viteve të gjata të një regjimi komunist nga më të ashprit, Shqipëria sot mund të jetë një destinacion në rritje”, shkruhet për Shqipërinë.
Po ashtu theksohen edhe avantazhet që Shqipëria. “Një bregdet Adriatik ëndërrash, që është një zgjatim i atij të Malit të Zi, me zona të thella malore të përshtatshme për alpinizëm dhe kryeqyteti Tirana, drithëruese dhe e ngjyrosur, ku mbetjet otomane, italiane dhe socialiste janë në krahë të bareve moderne. Mbetet për t’u zbuluar”.
Lidhur me këtë shkrim ka reaguar Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
“Çudi e madhe! Si ka mundësi që edhe Telerama (ju siguroj se nuk ka asnjë lidhje me mua përveç ngjashmërisë me mbiemrin), e përjavshmja popullore franceze sugjeron Tiranën, si një ndër dhjetë destinacionet turistike të këtij viti?! Tirana e betonizuar e njëmijë e një të zezave një ndër dhjetë destinacionet më të preferuara për francezët?! Kaq budallenj të jenë vallë edhe këta?!”, shkruan Rama.