Rajon & Botë

Trump i quan “njerëz të trashë” ata që janë kundër marrëdhënieve me Rusinë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sot dënoi ata që kundërshtojnë marrëdhënie të mira me Rusinë, duke i quajtur “njerëz të trashë”.

“Marrëdhëniet e mira me Rusinë janë të mira, nuk është një gjë e keqe. Vetëm njerëzit e trashë ose budallenj, mendoj se kjo është e keqe,” shkroi Trump në Tëeeter.

Ndryshe, dje shërbimet inteligjente amerikane, përmes një raporti, kanë vlerësuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte urdhëruar ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale amerikane, për ta dëmtuare demokraten Hillary Clinton dhe favorizuar republikanin Donald Trump.