Rajon & Botë

Parlamenti turk fillon diskutimin për kompetencat e Presidentit

Parlamenti turk javën e ardhshme fillon diskutimin për ndryshimet e kushtetutës së vendit, për të lejuar zgjerimin e kompetencave të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, njoftuan sot mediat turke.

Ndryshmet e përfolura kushtetuese janë kundërshtuar nga shtetet e Bashkimit Evropian, pasi kalimi i kompetencave tek Presidenti, rrezikon demokracinë e vendit, por shteti turk është i vendosur që të vazhdojë me ndryshimet kushtetuese, pavarësisht kritikave, transmeton KosovaPress.