Aktuale

Rrugët në Komunën e Rahovecit të kalueshme por me ngrica

Në Komunën e Rahovecit, të gjitha rrugët që lidhin fshatrat me qendrën e Komunës janë të kalueshme,.

Siç njofton kjo komunë, vështirësi në qarkullim nuk ka  në qytetin e Rahovecit, por në fshatrat të cilët janë me të thella malore, qarkullimi është vështirësuar për shkak të sasisë së borës dhe ngricave.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike shprehet se operatori i cili është kontraktuar nga ana e Komunës  për pastrimin e bore nga rrugët gjate, gjithë ditës se enjte dhe natës ka bërë pastrimin, por intensiteti i madh i borës dhe i erërave të fort kanë vështirësuar pastrimin e disa rrugëve nëpër disa fshatra dhe për këtë është vështirësuar qarkullimi në disa rrugë të fshatrave të cilët janë me të thella malore

Ai thotë poashtu se edhe gjatë ditës  së sotme, makineria e operatorit i cili është kontraktuar, është në teren dhe vazhdimisht është duke bërë pastrimin e borës dhe hedhjes si kripës./KosovaPress/