Aktuale

Vucic ul shtizat, kërkon paqe dhe stablitet në rajon

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se në interes të Serbisë është vetëm paqja dhe stabiliteti në rajon dhe se do të bëjë gjithçka që ato të ruhen. Ai ka kërkuar vazhdimin e dialogut me përfaqsuesit kroat, shqiptarë dhe boshnjak.

Siç thotë ai, nuk ka mundësi për rritje (ekonomike) dhe investues nëse keni ndonjë konflikt. Përveç kësaj, Vucic ka thënë se Serbia duhet të kujdeset për ruajtjen e Republikës Serbe, por edhe të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Serbia duhet, siç ka thënë ai, që të merret me të ardhmen dhe punën e jo me të kaluarën, raporton B92.

“Vetëm kur ne t’a bëjmë këtë, mund të themi diçka për të tjerët në rajon, të cilët nuk janë më të mirë dhe më të vëmendshëm. Goditjet nga ana e tyre gjithmonë do të mund t’i durojmë, por ajo që nuk duhet t’ia lejojmë vetes është që të marrim pjesë në lojërat që do të dëmtojnë stabilitetin”, tha Kryeministri serb.

Vuçiç thotë se ai do të takohet në Davos me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic, në qoftë se ai nuk ka “një rrugë më të rëndësishme”, që do të vazhdojë bisedimet me shqiptarët, dhe me kryetarin e Këshillit të Ministrave të BeH, Denis Zvizdic, në muajin e ardhshëm ose pas dy muajsh do të takohen në Serbi./GazetaExpress/.