Aktuale

Koci: Haradinajn e ka arrestuar paaftësia jonë

Avokati Arianit Koci ka thënë që kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dje është ndaluar nga policia franceze, “do të lirohet shumë shpejt”.

Koci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë që Serbia po i keqpërdor të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë që t’i dëmtojë proceset në Kosovë.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Kocit:

Ramushin e ka arrestuar paaftësia e jonë

Serbia po i keqpërdorë të gjtha mekanizmat nderkombëtare, për me i dëmtuar proceset në Kosovë, por edhe udhëheqësit eminent, siç është z. Ramush Haradinaj.

Çdo shtet e ka mënyren e vet se si i zbaton kërkesat për ekstradim, dhe fatkeqësisht, kjo situatë po thehet në kurrizin e z. Haradinaj.

Franca ka obligime ndëkombëtare lidhur me ekstradimet, dhe duhet t’i zbatoj.
Raportet me Francen i kemi të shkëlqyeshme; na kanë ndihmuar në realizimin e pavarësisë dhe ndertimit të shtetit.

Ramush Haradinaj shumë shpejt do të lirohet.

Pafajësia e tij lidhur me akuzat e Serbisë, dy here është vêrtetuar në Tribunalin e Hagës.
Problemi është se ne jemi të paaftë dhe në planin diplomatik, nuk po mundemi të i bëjmë ballë sulmeve të Serbisë.

Prandaj, Ramushin e ka arrestuar paaftësia e jonë, dhe loja e fëlliqur e Serbisë.
Fatkeqësisht, tash po i vuajm pasojat e politikës së gabuar kadrovike, me vite të tëra.
Nuk mbahet shteti me aktivist të paaftë politik, me kusheri dhe me poltrona.