Aktuale

Pal Lekaj: Haradinaj do të lirohet nesër në orën 13:00

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se Ramush Haradinaj mund të lirohet nesër rreth orës 13:00, nga ndalimi që i është bërë më Francë.

Ai ka thënë se Haradinaj është duke u mbajtur në një stacion policor.

“Lirimi i Haradinajt pritet të ndodhë nesër rreth orës 13:00”, ka thënë Lekaj.

“Haradinaj ka qenë duke udhëtuar me familje. Për ne është e papranueshme që një lider i partisë, luftëtar i lirisë, të ketë kaq shumë probleme”, ka thënë Lekaj në KTV.