Gazetarja irakiane Afraf al Savki Kaisi është liruar dhe nuk ka lëndime pasi që ishte rrëmbyer para disa javës, thuhet nga Observatori irakian për liri të gazetarëve.
Siç thotë shefi i Observatorit, rrëmbyesit e kanë kthyer veturën, telefonin, lap-topin dhe zingjirin e arit, të cilat më 27 dhjetor i kanë marrë nga shtëpia e saj në vendin e quajtur Sajdija, transmeton Reuters.