Aktuale

Gucati-Dërgutit: Ta shti gishtin në gojë

Përfaqësues të veteranëve së bashku me disa deputet si Anton Quni, Daut Haradinaj dhe deputetë të tjerë, tashmë kanë shkuat në byfe të Kuvendit të Kuvendit, ku deputetët po mundohen t’i qetësojnë përfaqësuesit e veteranëve pas debatit të ashpër që u zhvillua në seancë.

Debati në Kuvend ndodhi kur deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti reagoi kundër kategorizimit të veteranëve duke akuzuar për këtë përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kryetari i veteranëve Hysni Gucati që ishte i pranishëm në sallën ku po mbahej seanca ka reaguar ndaj fjalës së Dërgutit e cila edhe kjo ka qenë ushtare e UÇK-së.

“Ta shti gishtin në gojë”, mësohet se i ka thënë ai nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.

Duke e parë këtë tensionim të situatës kryesuesi Sabri Hamiti ka dhënë pesë minuta pushim./KosovaPress/