Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje ka udhëtuar për në shtetin Turk, ku është pritur fillimisht nga ministrja turke e Punëve dhe Mirëqenjes Sociale.
Ndërsa sot presidenti Thaçi ka filluar vizitën zyrtare në shtetin e Turqis, ku ka qenë i ftuar në një takim ceremonial në Odën Ekonomike Turke, ku me çrast siç mëson edhe gazetametro.net i është dhënë titulli Doktor Nderi, raporton Gazeta Metro.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar.
Presidentin Thaçi e pret një agjend e ngjeshur, të cilin në ora 2:30 do ta pres në presidencen turke Taip Rexhep Erdogan ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri turk Binali Yıldırım.
Gjithashtu do të këtë takime në mes të delegacionit kosovarë dhe atij Turk, ku do bisedohet për çështje të ndryshme./gazetametro.net

