Në Maqedoni shtresë më e lartë e borës prej 14 centimetra dhe temperaturë më e ulët prej minus nëntë gradë Celsius në orën tetë sot në mëngjes është matur në Lazaropole.
Në Mavrovë ka 12 centimetra borë, ndërsa temperaturë prej minus gjashtë gradë, në Krushevë ka shtatë centimetra borë dhe janë matur minus tetë gradë. Në Pretor dhe në Berovë shtresa e borës është katër centimetra, ndërsa temperatura minus gjashtë gjegjësisht minus pesë. Dy centimetra borë ka në Kriva Pallankë.
Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike DPHM minus pesë gradë sot në mëngjes në orën tetë janë matur edhe në Gjurishte dhe Topollçan, minus katër në Pozharan, minus tre në Dibër, Ohër dhe Kriva Pallankë, minus dy në Prilep dhe Manasitr, minus një në Tetovë, Shtip, Kumanovë dhe Vinicë, zero në Shkup dhe Shkup Petrovec, një në Demir Kapi dhe Dojran, dy në Strumicë dhe tre në Gjevgjeli.