Rajon & Botë

Vazhdojnë të përkeqësohen marrëdhëniet SHBA-Izrael, ministri izraelit e quan patetik fjalimin e John Kerry

Ministri i Sigurisë Publike i Izraelit, Gilad Erdan, e ka quajtur hap patetik fjalimin e planifikuar të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, në lidhje me Lindjen e Mesme, duke i tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet mes dy aleatëve të ngushtë derisa Administrata e Obamas përgatitet që ta lërë zyrën.

 

Komentet e Erdan vijnë pas refuzimit të SHBA-së për ta përdorur veton ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar, e cila i cilësoi sio shkelje të ligjeve ndërkombëtare ndërtimet e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, transmeton Express.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar rezolutën dhe e ka akuzuar SHBA-në se ka bashkëpunuar me palestinezët për ta hartuar rezolutën.

Pas rezolutës, Kerry ka planifikuar që ta mbajë një fjalim lamtumirës për Lindjen e Mesme, sot në Uashington, për të nënvizuar propozimet për një marrëveshje të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.