Në Janar mund të hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi, deklaroi zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus, i cituar nga mediat turke.
Gjendja e jashtëzakonshme u vendos për tre muaj menjëherë pas tentativës për grusht shteti, që u bë më 15 korrik.
Pas skadimit të këtij afati kohor gjendja e jashtëzakonshme u vazhdua për edhe tre muaj. Sipas autoriteteve turke, rrjeti i predikuesit mysliman Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA, qëndron pas tentativës për grusht shtet në Turqi.