Rajon & Botë

Presidenti i Rumanisë: Nuk e emëroj kryeministre kandidaten myslimane

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka thënë sot se nuk do ta nominojë si kryeministren ekonomisten Sevil Shhaideh, e cila po të zgjidhej kryeministre, do të bëhej myslimanja e parë shefe e qeverisë rumune, në histori të këtij vendi.

Iohannis ka thënë: “I kam vlerësuar me kujdes argumentet pro dhe kundër dhe kam vendosur që mos ta nominoj Sevil Shhaideh për postin e kryeministres,” transmeton Express.

Iohannis i ka bërë thirrje Partisë Social Demokrate, fituese e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, e cila e nominoi Sevilin javën e kaluar, që tani ta nominojë dike tjetër për postin e kryeministrit të vendit.

Ai nuk ka treguar pse nuk do ta emërojë Sevilin kryeministre, e cila është kritikuar për mungesë të përvojës së mjaftueshme politike.

Në vitin 2015, ajo kishte shërbyer shkurtër si ministre për Zhvillim Rajonal.