Aktuale

Tre të vdekur në një burg

Tre persona janë vrarë sot dhe 26 janë plagosur gjatë një proteste në një burg në Port Elizabeth në Afrikën e Jugut, kur të burgosurit u përleshën me rojet.

Siç raporton AFP, një helikopter dhe disa ambulanca arritën në burg, pasi rojet kishin probleme për të rivendosur rendin në burgun “Shën Albans”, transmeton KosovaPress.

Zyrtarët shtetëror nuk kanë njoftuar nëse të vrarit janë të burgosur apo roje të burgut, por njoftuan se hetimet janë duke u zhvilluar.

Bëhet e ditur se nga 26 të plagosurit, 10 janë në gjendje të rëndë. Media lokale njoftuan se vizitat në burg janë ndaluar./KosovaPress/