Kuriozitete

Vullkani më i rrallë në botë në ngjyrë të kaltër (Foto)

Është vullkan, por jo si çdo vullkan tjetër që e njohim ne.

Ky shpërthim ngjyrë qielli ndodh në një ultësirë të Etiopisë. Lava e vullkanit është me ngjyrë të zakonshme portokalli – por më pas merr ngjyrë të kaltër pas djegies së gazrave sulfurik.

Fotografi francez Olivier Grunewald ka kapur fotografi mahnitëse të këtij vullkani pa përdorur ndonjë filtër ngjyrash ose përmirësim digjital, transmeton Gazeta Express.

Për të kapur këtë pamje, atij iu desh që të priste deri në muzg, kur flakët ngjyrë blu ishin të dukshme.

Se si duket ky vullkan i kaltër mund ta shihni foton më poshtë: