Ish- deputeti socialist Koço Kokëdhima mbajti një fjalim në Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, lidhur me aktivitetin e tij politik dhe një shkarkim të mundshëm të tij nga posti i Sekretarit për Emigracionin.
Kokëdhima u shpreh përpara mbledhjes se Asambleja nuk mund ta shkarkojë atë nga qenia anëtar i Partisë Socialiste.
Ai shtoi se ishte njohur nëpërmjet medias me një kërkesë për shkarkimin nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vazhdon punimet pa praninë e mediave. Pas fjalimeve të disa ministrave, ishte një ndërhyrje e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që u dha fund diskutimeve.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura Kokëdhima ka thënë se shkarkimi i tij është firmosur pasi iu hoq mandati i deputetit.
Mësohet se Kokëdhima është shprehur: Kemi një kulturë të mbrapshtë politike, kur bëni këtë gjë me mua, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me popullin.
Drejtuesit e PS-së me urdhër të Ramës janë hequr nga puna.
6 muaj para zgjedhjeve nuk më largoni dot nga puna ime për reformimin e partisë.
“Unë bëj dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i sekretarit të Reformës Strukturore dhe Emigracionin. Nuk e kërkova këtë post në Asamblenë e 23 prillit. Propozimi i Ramës për t’u zgjedhur unë në këtë funksion nuk ishte i sinqertë, por u bë thjesht dhe vetëm si mbulesë për atë që po përgatitej me Gjykatën Kushtetuese.
Mua nuk më shton gjë në komunikimin publik dhe politik asnjë titull e funksion. Do të vazhdoj luftën time si anëtar i Kongresit dhe i Asamblesë Kombëtare të PS-së”, tha Kokëdhima.