Lideri i VMRO-DPMNE-së, ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është gjithnjë e më nervoz për shkak të humbjes së mundshme të pushtetit, shkruan gazeta austriake Standard në analizën paszgjedhore për situatat në Maqedoni.
Ankesat para KSHZ-së dhe rrezikimi i mundshëm i fitores së ngushtë në zgjedhjet, krijon frikë tek VMRO-ja nga humbja e pushtetit, shkruan Standard. Shkas për këtë vlerësim është, siç shkruan gazeta, “fjalimi nervoz i Gruevskit të shtunën”.
Në këtë fjalim Gruevski porositi se nuk do të marrë pjesë në rivotime eventuale dhe iu vërsul ashpër diplomatëve perëndimorë, për të cilët tha se po përpiqen të ndikojnë në rezultatet zgjedhore.