Arsim & Kulturë

Kryetari Gashi me DKRS-në përgatitin program festiv për festat e fundvitit

Në kuadër të festave të fundvitit, kryetari i komunës Xhafer Gashi së bashku me DKRS-në dhe kompania “Mitrix Culture”, përgatisin shfaqjen për fëmijët e qytetit.

Në ambientin e shkollës fillore “Dr.Ibrahim Rugova” aktorët Mirsad Ferati dhe Fazli Muharremi, do të shfaqin komedinë edukative për fëmijë: “Palaqo i Ati, Palaqo i Biri” me regji të Marigona Bekteshi.

Po ashtu në këtë ditë u bë edhe repriza e shfaqjes “Zonja kryetare…”, ndërsa paratë e mbledhura nga shfaqja janë dedikuar për familjet me nevojë.

Kryetari Gashi  ka falënderuar drejtoreshën e shkollës znj.Shyhrete Gashi, si dhe nxënësit dhe të gjithë prindërit për bashkëpunim.