Policia gjermane ka marrë 508 lajmërime për sulmin në Berlin, në të cilin janë vrarë 12 persona por deri më tani nuk është e qartë deri te hetimet konkrete që do të sillnin deri te arrestimi i të dyshuarve.
Kryetari i Berlinit Michael Miller tha se është mirë që banorët e këtij qyteti nuk janë të frikësuar.
“Mendoj se nuk ka nevojë për frikë,” tha Miller për televizionin ZDF.
Miller theksoi se prania e Policisë është rritur dhe se janë marrë edhe masa tjera që kryerësi i kësaj vepre të rëndë të gjendet.
Tags:berlin