Në një artikull kushtuar tensioneve që mund të pasojnë, pas vrasjes së ambasadorit rus në Ankara Andrei Karlov, britanikja “Express” ka alarmuar për fillimin e mundshëm të luftës së Tretë Botërore.
Kështu, sipas kësaj medieje, tensionet mes Turqisë dhe Rusisë kanë qenë gjithnjë në ngritje që me nisjen e konfliktit në Siri. Vrasja e Karlovit është vetëm incidenti i fundit i përplasjes mes Putinit dhe Erdoganit.
Sipas analistëve jemi shumë pranë Luftës së III Botërore.
Ata besojnë se jemi në të njëjtën situatë, siç ndodhi ku pas vrasjes së Franc Ferdinandit në 28 qershor të vitit 1914 gjatë një udhëtimi në Sarajevë, nisi Lufta I Botërore.





















