Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Deharin.
Kështu ka marrë vendim kryesia e kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Derguti këtë vendim e quajti në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit
“Kjo është në kundërshtim me rregulloren e kuvendit. Po thuhet se janë duke përkthyer materiale. Kjo është jashtë rregullores dhe është hipokrizi që pas dy muajsh të iniciojnë seancë të jashtëzakonshme me nënshkrime të PDK-së dhe LDK-së:, tha Dërguti.
Ajo u shpreh se ky vendim është i paligjshëm dhe u mor pa asnjë kërkesë me shkrim.
“Kur ka ardh peticioni i qytetarëve që kanë kërkesa të qarta për shkarkim të ministres, këta nga paniku iniciojnë vet japin nënshkrime për ta diskutuar”, tha Dërguti.
Ajo caktimin e seancës për Astrit Deharin e quajti hipokrizi./KP