Policia raporton se një person është plagosur dje pasdite në fshatin Bobovc të Rahovecit.
Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës ku me këtë rast viktima është qëlluar me një plumb në kokë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKU në Prishtinë ndërsa i dyshuari është arrestuar i si dhe i është konfiskuar arma e llojit pistoletë me të cilën dyshohet qe ka kryer veprën. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./KosovaPress/