Një tërmet është ndjerë mëngjesin e ditës së sotme në zonën e Fierit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmet ka qenë 4.2 ballë. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 9 km në juglindje të Fierit dhe 4 km në veri të Patosit.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.