Kuriozitete

Tri kulla aq të larta sa që prekin qiellin

A e dini se cili është projekti i radhës në Kinë? Tri kulla aq të larta sa që prekin qiellin.

Ky projekt “fantastiko-shkencor”, quhet ‘Cloud Citizen’ dhe është një projekt vizionar në Shenzen të Kinës, i ideuar nga organizata “Urban Future” në bashkëpunim me univerisitetin “Chalmers Technical” në Suedi.

Projekti në fakt, është fituar në një konkurs ndërkombëtar arkitekture, qëllimi i të cilit parashikon një lagje të re me ndërtesa 170-katëshe për zonën e Shenzhen Bay-t, përballë Hong-Kongut.

“Cloud Citizien” është një kompleks ikonografik, një mega ndërtesë me një karakter të identifikueshëm në horizont, që i jep një shpresë të ardhmes së gjelbër që do të mundësohet nga njeriu dhe jo natyra.

Projekti revolucionarizon idenë tradicionale të metropoleve dhe parashikon hapësira publike të varura në 700 metra lartësi, sheshe dhe parqe vertikale ku mund të ndërthuret aktiviteti i punës me argëtimin në kohën e lirë.

Lagjja e ideuar në projekt është në rregull edhe nga pikëpamja ekologjike. Është parashikuar ndërtimi i strukturave që mbledhin ujin e shiut, që prodhojnë energji nga dielli, era dhe algat.