Aktuale

Ja me nga sa euro do të dënohen zyrtarët që janë në konflikt interesi

Nën trysninë e Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës ka hartuar një projektligj të ri për konfliktin e interesit, të cilin e ka proceduar të mërkurën për miratim në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji përmban të listuara edhe ndalesat dhe sanksionet për zyrtarët.

Ndryshimet më kryesore përfshijnë: përcaktimin e qartë të kategorive të zyrtarëve publikë, aktivitetet që zyrtarëve iu lejohen dhe iu ndalohen përderisa mbajnë postin publik, aktivitetet që zyrtarët i kanë të ndaluara t’i ushtrojnë pas përfundimit të mandatit, obligimet e zyrtarëve dhe të eprorëve të tyre në situata të konfliktit të interesit, si dhe theksimin e procedurave që duhet të aplikohen pas paraqitjes së konfliktit të interesit.

Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik është miratuar në Qeveri, me propozim të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.