Aktuale

Edhe Limaj e përkujton Komandant Kapuçin

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj me anë të një statusi në Facebook ka përkujtuar heroin e kombit Mujë Krasniqi në 18 vjetorin e rënies.

Limaj tha me këtë rast se të gjithë atyre që dhanë jetën për liri, populli duhet t’u jetë përjetë mirënjohës.

Statusi i Limajt në Facebook:

Sot u bënë 18 vjet që nga rënia në fushën e nderit e heroit të kombit, Mujë Krasniqi – Komandant Kapuçi, dhe 41 bashkëluftëtarëve tjerë të rënë bashkë me të.

Kujtojmë me respekt dhe nderim luftëtarin e madh të UÇK-së, dëshmorin e atdheut, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, të rënë në kufirin Kosovë – Shqipëri.

Ne duhet tu jemi përjetë mirënjohës gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.