Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Vushtrri i cili dyshohet për një grabitje që ka ndodhur më 23 nëntor.
Sipas Policisë i arrestuari është F.SH., 27 vjeçar, i cili më 23 nëntor rreth orës 01:15, i dyshimti kishte kërkuar nga viktima që me ‘Taxi’ ta dërgonte deri në fshatin Galicë- Vushtrri, dhe gjatë rrugës, afër fshatit Kollë, i dyshuari nën kërcënim të armës, i kërkon të gjitha parat dhe telefonin, ku në këtë rast, viktimës nga i dyshimti në fjalë i grabiten 6 euro dhe telefoni Galaxy S4.
Pas një pune intensive nga hetuesit e rastit është arritur të identifikohet i dyshuari dhe të lokalizohet lokacioni i të njëjtit, ku dhe është arritur të arrestohet i dyshuari F.SH, 27 vjeçar, ku si provë materiale është konfiskuar telefoni Galaxy S4, në një mobil shop, të cilin e ka shitur i dyshimti në fjalë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit F.SH., 27 vjeçar, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe është iniciuar rasti ’Grabitje’ kurse ndaj blerësit të telefonit, hapet rasti ‘pranim i mallrave të vjedhura’.