Dy persona janë arrestuar në Kllokot, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një shitblerje të një automjeti, kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/