Aktuale

Kryediplomati kosovar dënon sulmet në Stamboll, thotë se janë pranë Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj , e ka dënuar fuqishëm sulmin e tmerrshëm me bomba në Stamboll.

Hoxhaj ka shkruar sot në mëngjes në Twitter se Kosova qëndron pranë Turqisë në këto momente të vështira, transmeton Express.

Turqia u godit mbrëmë nga dy sulme, një me makinë-bombë jashtë stadiumit “Vodafone Arena” në Stamboll, dhe nga një tjetër vetëvrasës afër një parku, pas vetëm një minute, ku humben jetën 38 persona dhe u plagosen 155 të tjerë.

“E dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm mbrëmë në Stamboll. Ngushëllime për familjet dhe të prekurit. Kosova i qëndron pranë Turqisë”, ka shkruar Hoxhaj.