Aktuale

Zgjedhjet në Maqedoni, ja parregullsitë sipas KSHZ

Jehona e votuesve deri në ora 10 në nivel republikan është; 9.49 për qind, njoftojnë nga KSHZ-ja.

Sipas kreut të këtij Institucioni Aleksandar Çiçakovski jehona e votuesve është marrë nga përpunimi i 95.09 për qind nga të; gjitha vendvotimet në Republikën e Maqedonisë.

Jehona në Njësinë e Parë zgjedhore është 11. 05 për qind. Në njësinë e dytë zgjedhore 0.70 për qind.

Në njësinë e tretë zgjedhore jehona deri në ora 10:00 arrin në 11.36 për qind. Derisa në; Njësinë e 4 zgjedhore 11.29 për qind. Në njësinë e 5 zgjedhore 9.05 për qind dhe në Njësinë e 6 zgjedhore jehona e votuesve deri në ora 10 rezulton të jetë më e vogël dhe ka shënuar vetëm 5.10 për qind.

KSHZ ka regjistruar edhe parregullsi, konkretisht në Shtip me ç’rastë është; evidentuar një; person i cili ka evidentuar votuesit para vendvotimit. Në Strugë një person i cili paraprakisht kishte votuar është kthyer për të votuar për së dyti herë. Në Vallandovë është regjistruar një person i cili ka fotografuar fletëvotimin. Në Negotinë një votues ka treguar në publik se kujt ia ka dhënë votën. Në Demir Hisar, një anëtar i këshillit Zgjedhor i cili ka votuar në vendvotimin ku edhe është anëtar i këshillit, publikisht ka treguar se për kë ka votuar, madje duke votuar në tavolinë para anëtarëve të tjerë të këshillit zgjedhor.