Mediat botërore i bëjnë jehonë të fuqishme zgjedhjeve të sotme në Maqedoni. Reuters, Foxnews, Asociated Press, BBC etj, i konsiderojnë këto zgjedhje, të 9-at në historinë parlamentare të Maqedonisë, si më të rëndësishmet.
Prej dy vitesh, vendi është në krizë të thellë politike. “Zgjedhje që vendosin fatin e Maqedonisë” është titulli i Deutche Welle-s. Ndërsa, Reuters hapet me titullin “Maqedonia voton në zgjedhje të parakohshme pas skandalit të përgjimeve”.
AFP ka në fokus “Maqedonia voton për t’i dhënë fund krizës politike”. Shumë prej këtyre mediave, kanë akredituar në Maqedoni edhe gazetarët e tyre, për transmetime të drejtpërdrejta, duke treguar kështu edhe rëndësinë që i kushtohet kësaj dite për Maqedoninë.





















