Një person është therur me thikë mbrëmë në Prishtinë.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 25 në Bulevardi, “Bill Clinton”.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht me thikë nga persona të paidentifikuar. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/