Aktuale

Befason Nait Hasani, ja çka thotë tash për zgjedhjet e reja!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani në një intervistë për GazetaBlic, e cila e plotë do të botohet sonte, ndër të tjera ka thënë se zgjedhjet janë dëshira partiake, mirëpo mundësia për të shkuar në to është shumë larg, pasi që ka prioritete që duhet të plotësohen.

“Tash janë parti politike me dëshira, me opsione, me mundësi partiake  dhe secili gjykon. Unë mendojë se zgjedhjet nuk janë një opsion i tashëm i Kuvendit të Kosovës dhe i partive politike, janë disa prioritet që duhet të përfundojnë , sepse kanë hi në garancë me miqtë ose Bashkësitë Ndërkombëtare, pa u përfundo ato priorite nuk besojmë që ka mundësi të shkohet në zgjedhje, kur të përfundohen atëherë do të shkojmë”, ka theksuar Hasani në këtë intervistë të dhënë për Gazetën Blic.

Këtë gjë Hasani e ka thënë, pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili kishte thënë se shumë shpejt do të shkohet në zgjedhje.

Ndërkohë, vetë Nait Hasani para disa javësh konsideronte që zgjedhjet e reja janë e vetmja mundësi për të dalë nga situatë në cilën është futur vendit. /GazetaBlic.com/