Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” u mbajt tryeza me temën “Integriteti dhe financimi i partive politike” që u organizua nga koalicioni i organizatave joqeveritare me mbështetje të ambasadës amerikane në Kosovë dhe Zyrës së BE-së, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim u tha se që nga viti 2012 nuk është bërë sa duhet për pasqyrimin e raporteve financiare nga ana e partive politike.
Më mirë në këtë aspekt, u tha se qëndron Lëvizja Vetëvendosje e cila në vazhdimësi ka bërë publike raportin financiar brendapartiak të cilën e ka ekspozuar në uebfaqen e saj zyrtare.
Nga panelistët dhe OJQ-të e pranishme në këtë tryezë u pa si nevojë që sa më shpejt subjektet politike të rrisin transparencën sa i përket financave, njofton Klan Kosova.
Tags:VV