ShowBiz

Adi Krasta e konfirmon me “zë dhe pa figurë” kthimin në Top Channel (Video)

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë moderatori i njohur Adi Krasta do të rikthehet në ekranin e Top Channel.

Konfirmimin zyrtar për diçka të tillë e ka dhënë Ledion Liço përmes publikimit të reklamës të emisionit “E Diell” ku Krasta do të jetë prezantues. Gjatë reklamës moderatori nuk shfaqet, por vetëm zëri i tij duke u shprehur se do të kthehet edhe me një emision tjetër të dashur për të. Ende nuk dihet se kur do të fillojë programi “E Diell”./Gazeta Express/


Absolutely in love with this promo! by @ledionl