Aktuale

Tri ditë deri në fund të fushatës, ja aktivitetet partiake për sot

Edhe tri ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet të cilat marrin pjesë në zgjedhje, vazhdojnë me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

– Konferencë për shtyp e bartësit të listës së BDI-së në NJ.Z. 1, Artan Grubi.

– Partia Demokratike Shqiptare do të ketë miting në Strugë.

– Koalicioni Aleanca për Shqiptarët, sipas agjendës së tyre zgjedhore, do të mbajë miting në Gostivar.

– Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të mbajë mitingje në Gjorçe Petrov dhe në Kumanovë.

– Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM-ja do të ketë mitingje në komunat e Shkupit Shuto Orizarë dhe Çair.

– Karvani zgjedhor i Koalicionit për Ndryshime dhe Drejtësi, i kryesuar nga Lidhja Demokratike, do ta vizitojë komunën e Karposhit, ku do të ketë takim me qytetarët, ndërsa pasdite do të mbajë miting në komunën e Kisela Vodës.

Fushata për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni filloi më 21 nëntor dhe do të zgjasë deri të premten, 9 dhjetor, në mesnatë./Gazeta Express/