Ekonomi

Banka Botërore financon tri projekte me rëndësi për Kosovën

Institucionet kosovare kanë identifikuar tri projekte që kanë të bëjnë më ujin e të cilat pritet të financohen nga Banka Botërore gjatë vitit në vijim, njofton Klan Kosova.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti gjatë takimit për konsultimet e Kornizës së Partneritetit të Vendit të Bankës Botërore ka deklaruar se Kosova që nga viti 2009 ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga grantet dhe kreditë e buta që Banka Botërore i ka dhënë për shtetin  Kosovës.

Ai ka përmendur shëndetësinë , ekonominë, arsimin  dhe fushat tjera si përfituese të këtyre mjeteve.

Ai ka deklaruar se si rezultat i mbështetjes të Bankës Botërore këta sektorë dhe ekonomia në përgjithësi ka pasur rritje të vazhdueshme.

Ndërsa drejtoresha e Bankës botërore  për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore Ellen Goldstein ka kërkuar që institucionet e Kosovës të përfitojnë sa më shumë përmes projekteve sepse jo gjithmonë kreditë e Bankës Botërore do të jenë të buta.

Ajo ka kërkuar që institucionet kosovare të shtojnë rendimentin vendor përmes prodhimeve vendore dhe të bëjnë sa më shumë eksport të tyre.

Pavarësisht se  ka thënë ajo  rritja ekonomike në Kosovë ishte relativisht  e mirë institucionet kosovare duhet të bëjnë më shumë për krijimin e një klime më të favorshme për të bërë biznes.