Aktuale

Berisha i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, pret fitoren

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së në komunën e Drenasit Betim Berisha vlerëson mbarëvajtjen e zgjedhje në këtë komunës duke thënë se pas një ore do të dalin me një rezultat.

Sipas tij, pas kësaj ore PDK do të festojë duke besuar në fitoren e kandidatit të PDK-së Ramiz Lladrovci.

Ndryshe simpatizantë të kësaj partie gjysmë ore pas mbylljes së kutive të votimit kanë dalë në rrugë me flamuj dhe vetura duke festuar fitoren e kandidatit të tyre./KosovaPress/