Aktuale

Hoxhaj takon shkurt Ban Ki-moonin

Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka treguar se ka takuar për një kohë të shkurtër Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

“Në margjina të vizitës në New York, takova shkurtimisht Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon me të cilin ndava të arriturat më të fundit dhe zhvillimet në Kosovë. Jemi në një fazë kur raportet e Kosovës me OKB-në dhe veçmas me UNMIK-un duhet të lëvizin në drejtim pozitiv dhe ndryshe nga çfarë ka qenë deri më tani. Vendi i Kosovës është në OKB”, ka thënë Hoxhaj.