Aktuale

Voton edhe Lladrovci

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar pak para mesditës në qendrën e votimit në fshatin Gllanasellë.

Ai votoi së bashku me nënën e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve të rnijë e të vjetër që të dalin dhe të votojnë të preferuarin e tyre.

 

“Sot së bashku me nënë time edhe me familjen time e shfrytëzuam të drejtën për me votua. I thërras të gjithë qytetarët e Drenasit që sot ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të dalin të votojnë. Drenasi ka dit gjithmonë me votuar, i thërras të gjithë komisioneret dhe vëzhguesit që te kenë kujdes që këto zgjedhje të shkojnë sa më drejtë, sa më mirë dhe në mënyrë sa më demokratike, sepse zgjedhjet demokratike në Drenas janë në dobi të vet qytetarëve të Drenasit”, ka thënë Lladrovci. /KosovaPress/