Aktuale

Tërmkolli: Ligji për Obiliqin, ligj për fushatë zgjedhore

Deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli ka vërejtje për Ligjin për Obiliqin që u miratua sot në Kuvend.

Tërmkolli tha se ky ligj nuk ka të bëjë fare në lidhje me zonat e veçanta por është ligj për fushatë zgjedhore.

Ajo u tha deputetëve të Vetëvendosjes se duhet të kërkojnë drejtësi për të gjithë e jo vetëm për Astrit Deharin.

Tre të fundit që mbanin pankartën “Drejtësi për Astritin” janë larguar nga salla për t’iu bashkëngjitur kolegëve të tyre të cilët më herët braktisën seancën./KP