Aktuale

Slobodan Vujiçiq uron shqiptarët për 28 Nëntorin

Kryetari i Malazezëve në Kosovë Slobodan Vujiçiq, ka uruar komunitetin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit.

Në mesazhin e urimit dërguar mediave Slobodan Vujiçiq, ka uruar 28 Nëntorin me dëshirën që shqiptarët të jenë strumbullar të paqes, unitetit dhe zhvillimit ekonomik të shtetit tonë të përbashkët, Kosovës./KosovaPress/