Qytetarët që përfaqësojnë më të dëmtuarit e luftës, nga Qeveria u kërkua që të gjejë mënyra për kompensimin e dëmeve materiale.
Një nga qytetarët tha se pa zgjidhjen e kësaj çështje, në Kosovë nuk do të ketë qetësi.
Në këtë tubim përfaqësuesit e organizatës u ankuan edhe për kushtet e vështira në të cilat veprojnë dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.
Para se marshonin drejt qeverisë, protestuesit qëndruan edhe para Gjykatës Kushtetuese.
Edhe aty, ata kërkuan që për dëmet dhe viktimat e luftës të vendosë gjyqësori kosovar dhe të mos i refuzojnë paditë dhe ankesat e kosovarëve që pësuan në luftën e para 17 viteve.





















