Aktuale

Mosmarrëveshje brenda mazhorancës, Arta Dade: PDIU po bën tentativë për t’u zgjeruar në mënyrë artificiale

Partia Socialiste duhet të bëjë kujdes me aleancat e saj, të cilat në qarqe të caktuara kërkojnë të përfitojnë artificialisht duke ngritur struktura partiake pa asnjë lidhje me zonën.

Deklarata është bërë nga Arta Dade dhe i referohet PDIU në Kolonjë. E ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Dade paralajmëroi për pasoja për socialistët.

Dade ka analizuar edhe zhvillimet diplomatike në aksin Athinë –Tiranë, duke theksuar se në asnjë takim zyrtar nuk është paraqitur pakënaqësi nga ana e grekëve për çështje të aleancave në Shqipëri. Kryetarja e komisionit të punëve të jashtme në parlamentin e Shqipërisë u shpreh e shokuar nga sjellja e opozitës në Komision në mbledhjen e së mërkurës me ministrin Bushati.