Aktuale

Kërkohen trotuare për të gjithë në Prizren

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OPDMK kanë realizuar performancën publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë”, përmes të cilit aktivitet kanë reaguar ndaj pasivitetit të deritanishëm të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e qasjes së barabartë në trotuaret e rrugëve kryesore të qytetit të Prizrenit për personat me aftësi të kufizuara.

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur disa karroca në rrugën “Remzi Ademaj” është theksuar e drejta e PAK-ve për qasje dhe qarkullim të barabartë dhe më të sigurt brenda zonës urbane.

Sipas një komunikate të organizatës EC Ma Ndryshe, performanca publike “Kërkojmë trotuare për të gjithë” është realizuar në kuadër të projektit “Prizreni, një qytet pa pengesa”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti përfshinë ngritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjve në projektimin e “Prizrenit pa pengesa”. /KosovaPress/