Rajon & Botë

Dy të vdekur 21 të plagosur nga një shpërthim në Adana

Dy persona kanë vdekur ndërsa 21 janë plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur sot në Adana bëjnë të ditur zyrtarët lokalë.

Guvernatori i Adanës Mahmut Demirtas ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në parking afër zyrës së guvernatorit dhe se në pyetje është një sulm vetëvrasës e kryer nga një grua.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë por dyshohet se atë e kanë kryer anëtarë të Partisë Popullore kurde.