Arsim & Kulturë

Java e aktiviteteve për 28 Nëntorin nis në Istog

Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, për ta hapur javën e aktiviteteve që do të shënojnë 28 Nëntorin.

Sipas njoftimit për media, Rugova, ku u shpreh se nuk është hera e parë që Ambasadori Minxhozi ndodhet në Istog, po që sot ndodhet këtu që në mënyrën sa më të mirë të mundshme ta festojmë festën e flamurit.

“Në këtë festë e kemi festuar çdo herë si në të mirë dhe në të keq, por kësaj radhe po e festojmë edhe me prezencën e Ambasadorit Minxhozi, po e festojmë këtë ditë sepse është flamur i ynë për të cilin është dhënë gjak, gjeneratë pas gjenerate brez pas brezi, por edhe fal dëshmorëve ne kemi mundësi që të festojmë këtë ditë së bashku”, tha Rugova.

Ndërsa Ambasadori  i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi u shpreh i lumtur që ndodhet sot në Istog.

“Është kjo java e pavarësie dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka zgjedhur qytetin e Istogut, ku bashkë më Kryetarin Rugova është përgatitur një program interesant për ti dhënë jehonë, festimit të kësaj dite të rëndësishme”, tha Minxhozi.

Në fund u dha një program kulturoro-artistik që ishte përgatitur për nder të festës së 28 Nëntorit, në shtëpinë e Kulturës në Istog, që u mbajt nën patronatin e kryetarit të Komunë./KosovaPress/