Ish- drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi ka reaguar pas shkarkimeve të para në rastin e Astrit Deharit. Ai në një shënim ën Facebook ka theksuar se nuk mjafton që të shkarkohet vetëm drejtori i Shërbimit Korrektues, dhe menaxhmenti i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, duhet të shkarkohet edhe drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, si dhe të japin dorëheqje ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ai i Punëve të Brnedshme, Skender Hyseni.
“Tani mbetet edhe shkarkimi i drejtorit rajonal të policisë për Prizren dhe ndjekja penale ndaj tij për shpifje në emër të Policisë së Kosovës.
Pas kësaj, duhen edhe dorëheqjet e ministrave përkatës dhe kësisoj i hapet rrugë hetimit të pavarur për rastin Dehari”, ka shkruar Thaçi.
15 ditë pas vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit, ministrja Hoxha ka marrë vendim që të shkarkoj drejtorin e Shëbrimit Korrektues, Sokol Zogaj dhe menaxhmentin e Qendrës së paraburgimit në Prizren./ Gazeta Blic